Miftaraj: Kur ishte në opozitë VV-ja e përkrahte kontrollin gjyqësor, tani e injoron

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se kur ky Institut kërkonte kontroll gjyqësor, Lëvizja Vetëvendsoje sa ishte në opozitë e përkrahte.

Miftaraj thotë se kur VV erdhi në pushtet, kërkesën për kontroll gjyqësor e injoroi përmes Ministrisë së Drejtësisë.

“Ministria e Drejtesise permes draft Kodit te Procedures Penale i jep autoritet perfundimtar prokurorise me hap e me mbyll raste pa shkuar rasti fare te gjykatesi”, ka shkruar Miftaraj.

Ai shton se një qeveri nuk vlerësohet mbi bazën e deklaratave por veprimeve dhe thotë se vendimet mbi bazën e inatave i paguan me lëkurën tënde.

Postimi i plotë:

Kur IKD kerkonte kontroll gjyqesor, VV ne opozite e perkrahte.

Kur VV erdhi ne pushtet, permes Ministrise se Drejtesise kerkesen per kontroll gjyqesor e injoruan.

Ministria e Drejtesise permes draft Kodit te Procedures Penale i jep autoritet perfundimtar prokurorise me hap e me mbyll raste pa shkuar rasti fare te gjykatesi.
Nje qeveri nuk vleresohet mbi bazen e deklaratave por veprimeve.

Vendimet mbi bazen e inateve i paguan me lekuren tende.

P.S. Ky postim nuk paragjykon dhe as konteston vendimin e PSRK. Ky postim eshte reflektim I mungeses se mjetit juridik per te ankimuar vendimet per mbylljen e rasteve ne prokurori, kur qytetari beson dhe ka deshmi se i eshte shkelur nje e drejte.

You may also like