Micotaqis: Rusia duhet ndëshkuar sipas ligjit ndërkombëtar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se krimet ruse të luftës që kanë ndodhur në Ukrainë “duhet të ndëshkohen sipas ligjit ndërkombëtar” gjatë një konference për shtyp me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy të hënën.

Mitsotakis shtoi se ai “dënon pa rezerva” agresionin e Rusisë në Ukrainë. Zelenskiy do të marrë pjesë në një darkë joformale në mbrëmje të organizuar nga Mitsotakis me liderë të Ballkanit Perëndimor, të cilës do t’i bashkohen edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

You may also like