Micotakis: Ballkani Perëndimor në BE deri në vitin 2033

by admin
Spread the love

Mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuara, të ofrojmë integrim të të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033 – një afat kohor ambicioz, por i arritshëm. Dhe hapi i parë duhet të jetë vendimi për dy javë në Bruksel për të zhbllokuar rrugën ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ka shkruar kryeministri grek Kirjakos Micotakis në rubrikën e tij për “Politiko”, kushtuar perspektivës evropiane të rajonit.
Përpara Samitit në nivel të lartë në kuadër të procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore që mbahet në Selanik sot, kryeministri grek në rubrikën e titulluar “Është koha që zgjerimi evropian të kthehet në rrugën e duhur” porosit se “BE duhet të përmbushë premtimin e Selanikut për Ballkanin Përnidimor”.

Takimet e sotme vijnë më pak se dy javë para takimit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel dhe Këshillit Evropian, ku mund të merren vendime të rëndësishme për rajonin dhe të ardhmen e bllokut. Dhe Ballkani, si shumë herë në historinë e tij, është përsëri në ballë të sferave konkurruese të ndikimit – tronditje të tmerrshme mund të ndjehen nën sipërfaqe. Ndaj është koha që BE të jetë e sinqertë me veten dhe rajonin, shkruan kryeministri grek.
Duke iu referuar agjendës së Selanikut të vitit 2003 për Ballkanin Perëndimor, ai tha se pothuajse 20 vjet më vonë, “proceset e anëtarësimit janë bërë gjithnjë e më komplekse dhe të vështira dhe vizioni është bërë i paqartë, duke u zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer”.

“BE vazhdimisht flet për angazhimin konkret të Ballkanit Perëndimor dhe pret përmbushjen e plotë të kushteve dhe reformave të vendosura. Megjithatë, rajoni e interpreton këtë si lodhje nga zgjerimi i BE-së dhe qëllime që ndryshojnë vazhdimisht. Lufta në Ukrainë vetëm sa e rriti ndjenjën se fokusi i BE-së po ndryshon, shkruan Micotakis.
Ai theksoi se vendet anëtare të BE-së duhet të ndërmarrin një hap të guximshëm, por të domosdoshëm drejt përfundimit të vizionit të tyre politik të vitit 2003, duke vendosur një perspektivë të prekshme dhe të kufizuar në kohë për përmbushjen e premtimit.

“Ne duhet të ndërtojmë besimin se kur BE-ja vendos një vizion, ajo ka synimin dhe kapacitetin për ta ndjekur atë. Unë do t’i bëj këto argumente jo vetëm për ata që do të marrin pjesë në samitin sot, por edhe për liderët e tjerë nga e gjithë BE-ja – përfshirë mikun tim të madh, presidentin francez Emanuel Makron. Ai është njëkohësisht një mendimtar i thellë dhe një njeri i veprimit, i cili tashmë ka vendosur ide ambicioze dhe novatore për të ardhmen e Evropës, të cilat mund të shërbejnë si frymëzim për të menduarit tonë. Por mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuara, për të ofruar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033 – një afat kohor ambicioz, por i arritshëm. Kjo është shumë e vonuar. Hapi i parë duhet të jetë një vendim brenda dy javësh në Bruksel për të zhbllokuar rrugën ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tha kryeministri grek në një rubrikë për “Politiko”.

Përveç kësaj, ai thotë se në Ballkan, si kudo tjetër, ka “aktorë armiqësorë që duan të minojnë përpjekjet, por kanë një perceptim konkurrues dhe aspirata që shkelin të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe liritë themelore” dhe përdorin gjuhën e “inatit, revizionizëmit dhe nostalgjisë perandorake.”

“Ne nuk mund të lejojmë të krijohet një vakum për aktorë të tillë, një hapësirë ​​në të cilën ata mendojnë se mund të kenë sukses,” shtoi Micotakis.

Në fund të rubrikës, kryeministri grek shkruan se dëshiron të besojë se “BE është gati të përballojë sfidën e formësimit të së ardhmes së kontinentit tonë në një mënyrë që do të sigurojë stabilitet dhe prosperitet për brezat që do të vijnë” dhe me fjalët “është koha për të mbajtur premtimin tonë nga Selaniku”, përfundon Micotakis rubrikën.

You may also like