Mickovski: Gashi dhe Sela pjesë e shumicës së re

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickovski bën thirrje për një front të gjerë opozitar, bashkëpunim të gjerë dhe formim të një shumice të re parlamentare.

“Ne të gjithë duam të jemi pjesë e familjes evropiane dhe dhe partive të vogla politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës i shtrijmë dorën për t’u bashkuar me ne”, tha Mickoski. “Të formojmë një shumicë të re parlamentare. I bëj thirrje të gjitha partive më të vogla që janë pjesë e koalicionit LSDM-BDI të mendojnë për të ardhmen dhe të shohin nëse duan të qëndrojnë në atë shoqëri apo të vijnë te forcat progresive”, ka deklaruar Hristijan Mickoski.

Ai sqaroi se bashkëpunimi me Alternativën dhe Aleancën për Shqiptarët do të vazhdojë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve.

You may also like