Mickoski: “Unë nuk ha njerëz të gjallë, të mos kenë frikë qytetarët”

by admin
Spread the love

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski tha se në mes këtyre dy rretheve pushteti është munduar që të mbjellë frikë tek sektori i biznesit, tek qytetarët të bëj ndarje në baza etnike.

Ai dërgoi mesazhin deri tek të gjithë qytetarët duke thënë se “njerëz të gjallë nuk ha”.

“Unë nuk jam njeri i cili thotë se do të largojë nga puna duke filluar nga pastruesja deri tek ministri. Jam njeri i cili dëshiron të hap një vend të ri të punës. Të gjithë duhet të jenë të qetë ata që punojnë me nder dhe që nga puna sigurojnë jetesën për familjet e tyre”, tha Mickoski.

Ai i bëri thirrje biznes sektorit që të mos kenë frikë dhe se nuk do t’i ndajë asnjërin prej tyre.

“Do t’i ndihmojmë ata që të krijojnë vende të reja të punës. Qëllimi im është që të dal me platformë para qytetarëve. Nëse me zgjedhin mirë, nëse jo atëherë është vendim i tyre”, tha Mickoski.

You may also like