Mickoski u drejtohet shqiptarëve: Nuk do të ketë fat kolektiv nëse populli maqedonas është i nënçmuar

by admin
Spread the love




Gjatë konferencës për shtyp, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u dërgoi edhe një mesazh shqiptarëve.

“Kjo betejë është e përbashkët, e jona, për të ardhmen tonë siç ka qenë ndër shekuj dhe siç do të jetë në të ardhmen e përbashkët të cilën do ta ndërtojmë së bashku në Maqedoninë e përbashkët. Ngase nuk do të ketë fat kolektiv nëse populli maqedonas do të jetë i nënçmuar”, deklaroi Mickoski.

Ai dërgoi mesazh edhe tek maqedonasit duke ju thënë që të qëndrojnë të qenë dhe guximshëm të luftojnë për të ardhmen.

“E di sa është e rëndë dhe çfarë po bartim dhe kundër çfarë po luftojmë. Dëshirojë t’ju bind edhe përkundër që asaj që ka persona që lëshojnë lajme të rrejshme në baza ditore, duke dashur t’i manipulojnë maqedonasit, nuk do të heq dorë, do shkojmë deri në fund, vazhdojmë nesër edhe më shumë në numër në orën 19:00 para Qeverisë. Ndërsa unë së bashku me ju do ta udhëheqim marshin drejt fitores. Nuk ka hap prapa”, tha Mickoski, raporton SHENJA.


You may also like