Mickoski: Të formohet Qeveri teknike me Afrim Gashin kryeministër deri në mars, në qershor zgjedhje

by admin
Spread the love




Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ka bërë thirrje kryetarit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski që të pranojë zgjedhjet e reja për ta konfirmuar identitetin për shkak se në të kundërtën sipas tij, ai do të mbetet “në folen e Zaevit”.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, sot përsëri kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare,. Mickoski kërkon që në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm të formohet qeveri teknike, ndërsa zgjedhjet të mbahen në maj dhe qershor.
Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me atë se a është pajtuar për kryeministër shqiptar, Mickoski propozoi që në krye të Qeverisë teknike të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Mickoski tha se për këtë propozim pret përkrahje edhe nga BDI-ja.
Lideri i opozitës sërish i bëri thirrje Alternativës që të heq dorë nga koalicionimi me LSDM-në dhe BDI-në, për shkak se vendi përsëri nuk mori datë për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në. /SHENJA/


You may also like