Mickoski: Skemë për t’i marrë qeverisjen e Zaevit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se do të paraqesë në Kuvend iniciativë për mosbesimin e qeverisë, nëse kryeministri Zoran Zaev nuk e përmbush premtimin për dorëheqje.

Mickoski u tha gazetarëve se nuk priste që Zaev të jepte dorëheqjen nga parlamenti si kryeministër, të cilën e njoftoi pas rezultateve të dobëta të Aleancës Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) në zgjedhjet lokale.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse shumica e re parlamentare, e përbërë nga parti me pikëpamje krejtësisht të kundërta për çështjet strategjike, votonte mosbesimin qeverisë por jo edhe formimin e qeverisë së re, Mickoski tha se do të shkojë “hap pas hapi”.

Të ngjitemi fillimisht në shkallën e parë, mos të shohim datën 27. Të mbarojmë së pari këtë gjë. Ka procedura dhe ligje dhe kjo nuk varet më tej nga ne, por nga ai që duhet të respektojë ligjet dhe Kushtetutën. Mandati i jepet shumicës. Të hënën në ora 14:30 e dorëzoj iniciativën në Kuvend dhe më pas i takon kryetarit të Kuvendit të respektojë procedurat dhe afatet e parapara”, tha Mickoski.

Shumica e re parlamentare

Mickoski u bëri thirrje edhe deputetëve të partive të mbetura të koalicionit qeverisës rreth LSDM-së që të jenë pjesë e shumicës së re, së bashku me VMRO-DPMNE-në, Partinë e Majtë dhe tri parti shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Besa. Ky koalicion i ri ka 61 nga 120 deputetë.

Dera është e hapur për këdo që mendon se qeveria e Zaevit nuk është e mirë. Gjithsej 61 ligjvënës mbështetën një mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Ftoj të bashkohen edhe deputetët tjerë”, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski njoftoi të premten mbrëma se është rënë dakord për shumicën e re parlamentare në Kuvend, duke postuar në Facebook foto me liderët e partive, atë të Majtë, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Besa, partnere e LSDM-së në qeveri.

Në zgjedhjet e fundit lokale, partia e Mickoskit mundi Zoran Zaev të LSDM-së, i cili për këtë arsye dha dorëheqjen si kryeministër dhe si kryetar partie më 31 tetor, por tha se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse koalicioni qeverisës është stabil.

You may also like