Mickoski: S’diskutohet që VMRO do fitojë, deri 62 deputetë

by admin
Spread the love

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski theksoi sot se partia e tyre në zgjedhjet e radhës do të fitoj shumicën, duke synuar deri 62 deputetë.

“Zgjedhjet do të vijnë, të jeni të sigurt se OBRM-PDUKM do të fitojë. Askush nuk ka më dilemë, edhe sikur të pyesni Kovaçevskin dhe Ali Ahmetin, do t’ju përgjigjen. Të paktën një gjë është konstante, kurdo që të mbahen zgjedhjet, OBRM-PDUKM do të fitojë. Pyetja është nëse do të jenë 55, 58, 60, 62 deputetë. Kjo është e vetmja dilemë, përndryshe besoni se nuk do të ketë dilema. Populli është i motivuar dhe populli dëshiron ta shohë OBRM-PDUKM-në, kështu që OBRM-PDUKM është shansi i fundit”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, njerëzit ndihen të grabitur, të varfër, të poshtëruar dhe një pjesë e madhe e tyre vendosin të largohen nga shtëpitë këtu në Maqedoni.

Mickoski shtoi se pikërisht kjo është ajo që po ndodh tani në Maqedoni si dështim kolektiv. Ai madje thotë se OBRM-PDUKM duhet ta korrigjojë të gjithë atë.

You may also like