Mickoski: Sa më shpejt marrëveshje për zgjedhje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sonte në TV Sitel tha se partia e tij nga e hëna përmes Kuvendit do të dorëzojë ligjin për shfuqizimin e qeverisë teknike, ndërsa për zgjedhje të parakohshme ofron marrëveshje për një njësi zgjedhore.

“Nëse Kovaçevski dëshiron të sundojë për 12 vjet, fillimisht duhet të fitojë zgjedhjet. Ja nje mundesi te shkojme ne zgjedhje të parakohshme parlamentare në 45, deri në 60 ditë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se duhet të shihet se çfarë mendojnë qytetarët, nëse mendojnë se Dimitar Kovaçevski, Oliver Spasovski dhe Ali Ahmeti mund ta udhëheqin vendin apo se Qeverinë duhet ta udhëheqin një parti tjetër politike dhe njerëz të tjerë.

Mickoski gjithashtu theksoi se VMRO-DPMNE është e gatshme të diskutojë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, gjegjësisht hapjen e listave preferenciale. Ai pret ftesën nga kryeministri Kovaçevski për të diskutuar për temat aktuale. /INA

You may also like