Mickoski për blerjen e gazit nga Serbia: Skenari im është më i mirë dhe më i qëndrueshëm

by admin
Spread the love

Kemi bërë një skenar që do t’i mundësojë biznesit të përdorë energji që është dy herë më e lirë. Energjia elektrike e prodhuar, e cila do të jetë e destinuar për ekonominë, do të jetë të paktën dy herë më e lirë se ajo aktuale. Ne jemi në kërkim të një impianti zëvendësues, i cili është TE-TO. Ne kemi kontakte, nëse ka interes në Qeveri. Këta janë njerëz me të cilët kemi folur. Nuk janë kontaktuar personat që nënkuptojnë diçka në Evropë, tha kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për ndihmën e ofruar për Qeverinë dhe planin për zbutjen e pasojave të krizës energjetike.

Mickoski për planin e Qeverisë për bashkëpunim dhe furnizim të gazit nga Serbia thotë se “skenari i tij është më i mirë dhe më i qëndrueshëm”.

“Shumë thonë “lëri të qetë, lërini të mbyten”, por kjo nuk është shtetërore. Duhet të dalim si një opozitë e pjekur që ofron zgjidhje. Këto janë tema serioze dhe gjëra serioze dhe duhet t’i jetojmë në vitet e ardhshme.

Ftesa është e hapur, jam gati të ulem të bisedojmë. Ende nuk kam marrë përgjigje”, tha lideri i OBRM-PDUKM-së për “Sitel”./Telegrafi/

You may also like