Mickoski nuk pret që Zaev të jep dorëheqje: Shumë herë atë që e ka thënë nuk e ka realizuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk pret që kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të jep dorëheqjen nga funksioni, ngase siç ka thënë, Zaev shumë herë në të kaluarën nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë.

Sa i përket asaj se kush do ta kishte zëvendësuar Zaevin në pozitën e liderit në LSDM, Mickoski tha se nuk është çështje e tij të përzihet në punët e brendshme të partisë kundërshtare dhe se ata vet do të vendosin se si do të vazhdohet më tej.

“Ne jemi të fokusuar të krijojmë të ardhme më të re, të mos jetë e shkruar vetëm në letër, por ta realizojmë me të vërtet. Qytetarët për 30 vite janë të lodhur nga krimi, tenderë të kurdisur, korrupsion…Ata me të vërtete dëshirojnë të shohin punë”, tha ai, raporton SHENJA.


You may also like