Mickoski nuk ka vendosur nëse do të shkojë në takimin e liderëve, sërish i thotë “jo” ndryshimeve kushtetuese

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se këto ditë do të konsultohet me partitë e koalicionit dhe me grupin parlamentar për të shkuar ose jo në takimin e liderëve, të cilin për të hënën e ka organizuar kryeministri Dimitar Kovaçavski. Mickoski ka thënë se ende nuk e ka marrë ftesën dhe nuk e di planin e takimit.

Sipas tij, në takimin e liderëve, duhet të flitet për gjëra thelbësore dhe probleme reale të cilat i tangojnë qytetarët, siç është rritja e çmimeve dhe inflacionit dhe jo për ndryshimet kushtetuese, për shkak se VMRO-DPMNE nuk do ta ndryshojë qëndrimin.

Sipas tij tani është vonë për konsultime të gjëra në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

“Konsultime të gjëra duheshe para pesë-gjashtë javëve të ketë kur e shiti Maqedoninë dhe kur mendonte se bën vepra heroike, ndërsa në realitet ka kapitulluar. Tani është vonë dhe nëse nuk ka shumicë për ato ndryshime, ndërsa nuk ka, duhet të flasim për datë për zgjedhje të parakohshme”, tha Mickosko, raporton SHENJA.


You may also like