Mickoski në takim me Berbok: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se partia e tyre nuk do të angazhohet në një proces, që sipas tij po e imponon qeveria.

 

“Këtë proces Qeveria po e sheh si mënyrë për të blerë kohë dhe amnisti nga krimet që bën. Përbërja aktuale parlamentare nuk ka marrë mandat nga qytetarët për të marrë pjesë në procesin e ndryshimit të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk do të ketë ndryshime kushtetuese”, deklaroi Mickoskigjatë takimit në Shkup me shefen e diplomacisë gjermane, Analena Berbok..

Ai po ashtu shtoi se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar.

“Ne kemi nevojë për reforma reale dhe progres në rrugën drejt BE-së, jo një angazhim deklarativ siç po bën qeveria”, theksoi Mickoski në takimin me shefin e diplomacisë gjermane që u zhvillua në ambientet e rezidencës gjermane në Shkup. (INA)







Artikulli paraprakBezhoska: Shohim sinjale të uljes së inflacionit, por duhet kujdes
Artikulli tjetërPresidenti Pendarovski për iftar në familjen Mamuti/ U uron të gjithë besimtarëve mysliman agjërim të lehtë




You may also like