Mickoski: Ndryshimi në krye të LSDM-së dhe në Qeveri, përpjekje për të fshehur veprimet e kundërligjshme

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, konsideron se ndryshimi në krye të LSDM-së dhe në Qeveri është përpjekje për të fshehur të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryeministrit Zoran Zaev dhe nuk pret ndonjë hap të rëndësishëm nga Dimitar Kovaçevski nëse ai zgjidhet lider i ri i LSDM-së dhe mandatar i ardhshëm.

“Si një qeveri që ka katër vjet e gjysmë që qeveris me Maqedoninë, po bën një manovër tjetër të pasuksesshme, e cila synon të bëjë një ulje të mirë jashtë politikës dhe evakuim dhe dislokim të shpejtë të gjithçkaje që është grabitur deri tani.

Natyrisht, është edhe një përpjekje për të fshehur të gjitha veprimet e kundërligjshme që Zaev i ka bërë në periudhën e kaluar.

Nuk mendoj se nga kjo do të dalë ndonjë hap domethënës dhe cilësor, sepse ky njeri (Kovaçevski) deri më tani ka qenë zëvendësministër i financave dhe nuk kemi ndonjë reformë të shkëlqyer në fushën e politikës monetare, përkundrazi, nëse e shikoni deficitin do të shihni se është më shumë se 500 milionë euro, realizimi i investimeve kapitale është katastrofik 250 milionë euro, që do të thotë se kemi dyfish më shumë deficit se investimet kapitale“, thotë Mickoski në një intervistë për.

You may also like