Mickoski mesazh Ali Ahmetit: Pastroje BDI-në nga krimi, ne të ndihmojmë!

by admin
Spread the love

Kryeministri Hristijan Mickoski ka pasur sot një mesazh të drejtpërdrejtë për liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Ai e ka ftuar kreun e Frontit Evropian, që siç ka thënë ta pastrojë BDI-në nga elementet kriminale. “Unë ju premtova dhe ju premtoj se do t’ju ndihmojmë të pastroni BDI-në nga struktura të tilla kriminale”,  ka deklaruar sot Mickoski. Ai ka deklaruar se BDI hyn ndonjëherë në konflikt me VMRO-DPMNE-në, por kjo është politikë e përditshme mendjengushtë. Mickoski ka ftuar që të kalohet kjo politikë dhe të kontribujonë me propozime e projekte për zhvillimin e vendit. “Nuk është mirë të nisësh çështjet etnike sa herë që je në opozitë dhe kur je në pushtet të bëhesh parti e gjelbër”, ka deklaruar Mickoski.

“Shqiptarët në vend jetojnë keq.  Është e pamohueshme që disa nga shqiptarët e respektojnë Ahmetin, pse ai është ashtu siç ka qenë në 20 vitet e fundit. Po pse të mos e meritojë respektin edhe nga maqedonasit? U treguat vizionar për disa gjëra, por duhet treguar edhe vizionar përmes projekteve, ideve, konkurrencës së vizioneve. Ju duhet të tregoni se e respektoni Maqedoninë. Pajtoni, ju jeni opozita dhe disa nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që po bënin. Dhe për atë që ata bënë, ekziston një institut që quhet “përgjegjësi”, deklaroi Mickoski. /SHENJA/

MARKETING

>



You may also like