Mickoski: Ky është hapi i parë drejtë fitores së madhe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kjo është fitore e popullit në Maqedoninë e Veriut. Kjo është fitorja e të gjithëve. Kështu deklaroi kryetari i VMRO-së, Hristian Mikcoski i cili tha se edhe përkundër gjitha presioneve, fitoi populli.

“Me ne ishte populli. A është kjo fitorja finale, jo, ky është hapi i parë drejt saj. Ky është hapi i parë drjet asaj që e  duam një vend me të ardhme të sigurt. Mjaft ishin ndarje, mjaft ishte krimi dhe korrupsioni. Faleminderit populli i Maqedonisë, kjo është fitore e jotja”, tha Micko.

Ai shtoi se kjo është fitore por edhe përgjegjësi, duke shtuar se garanton se nuk do ta dëshpërojë popullin.

“Aerodrom presim në rreth të parë kemi dallim të madh. Kisella Vodë, kemi epërsi të madhe, presim në rreth të parë. Sopishte ka përfunduar në rrethinë e parë. Qendër dhe Karposh do të ketë rreth të dytë. Buteli e ka kryetarin e ri të komunës. Gazi Babë përfundoi puna në rreth të parë. Gjorce Petrov kemi avantazh të madh mund ta marrim në rreth të parë, nijansat vendosin”, tha Mickoski, i cili vazhdoi të numërojë komunat në të cilat ata kanë arritur fitore, raporton SHENJA.

You may also like