Mickoski kushtëzon takimin me Kovaçevskin: Të flitet për zgjedhje dhe Bullgarinë

by admin
Spread the love

Për një takim liderësh mes kreut të LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe atij të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duhet të përmbushen disa kushtet. Këto kushte vendosen nga partia opozitare pasi kryeministri i ardhshëm paralajmëroi një ftesë takimi për Mickoskin.

“Një ftesë e tillë akoma nuk ka arritur deri te VMRO-DPMNE-ja por nëse arrin do të pranohet me kusht që në takimin Kovaçevski-Mickoski të bisedohet për zgjedhje të parakohshme si zgjidhje e vetme logjike për dalje nga kriza e thellë e momentit, të bisedohet për përmbajtjen e përgjigjeve të cilat Maqedonia ja ka dhënë Sofjes zyrtare ndaj kërkesës së tyre për formulën 5+1 me të cilën nuk janë njoftuar as opinioni dhe as Kuvendi. E treta, të flitet për angazhim më të madh për luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Por LSDM-ja nuk pranon të zbatojë kushtet e VMRO-DPMNE-së.

“Hristijan Mickoski nuk e ka kuptuar ose nuk ka dashur ta kuptojë thelbin e ftesës për takim. Në mes të një krize ekonomike kur liderët botërorë flasin në mbështetje të qytetarëve, ai vendos kushte për një takim vetëm nëse ka zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje nuk do të ketë, duhet të angazhohemi për tejkalimin e sfidave ekonomike dhe mbështetje financiare të qytetarëve. Për këtë duhet të flasim dhe të votojmë së bashku në Kuvend për këto tema prioritare”, thonë nga LSDM.

Kovaçevski një ditë më parë, për Tv Telma, kishte thënë se pasi të votohet qeveria e re do ta ftojë Mickoskin në takim. Sipas tij, të dy liderët kanë pasur një bisedë telefonike pas zgjedhjes së tyre në krye të dy partive më të mëdha përkatëse.

“Edhe në atë bisedë telefonike unë z.Mickoskit i thash se pas zgjedhjes së Qeverisë së re do t’i dërgoj ftesë që të mund të ulemi, të shkëmbejmë mendime dhe të bisedojmë për çështjet e hapura veçanërisht ata të cilët janë pjesë e debatit parlamentar dhe të arrijmë të gjejmë zgjidhje, para së gjithash për disa projekte infrastrukturore, investime por edhe për ligje të tjera që janë në interes të qytetarëve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, mandar për kryeministër.

Takimi i fundit i liderëve ka qenë në mars të vitit të kaluar mes Zaevit dhe Mickoskit.

You may also like