Mickoski: Kovaçevski do t’i vazhdoj politikat e Zaevit, asgjë më tepër

by admin
Spread the love

Nga kryesia e re e LSDM-së dhe mandatari Dimitar Kovaçevski pres vazhdimin e politikave të Zoran Zaevit, dështime dhe mospasja e strategjisë, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Kisha rastin të dëgjoj një intervistë të Kovaçevskit, sterile, dhe nuk shoh ndonjë politikë, fjali lideri të cilën do të mund ta komentoja.

Për këtë arsye vetëm se pres vazhdimin e politikave të Zaevit dhe asgjë më tepër”, deklaroi Hristijan Micksoki, kryetar i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se nga Kovaçevski nuk ka dëgjuar asgjë të re dhe se nuk pret ndonjë kthesë lidhur me politikat e Qeverisë të cilën ai do ta udhëheq.

You may also like