Mickoski kërkon të ulet numri i deputetëve, Grubi: Nëse hapet Kushtetuta, e heqim edhe 20% e gjuhës shqipe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VMRO-DPMNE kërkon uljen e numrit të deputetëve në Kuvend. Lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski, mbrëmë në emisionin “360 shkallë” deklaroi se do të kërkojë zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend nga 120 në 90. Mes tjerash do të mbështesin edhe ndryshim të modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore. Por për këto ndryshime do të duhet të hapet Kushtetuta e vendit.

Mendojmë të propozojmë koncept për të cilin vlerësojmë se derisa ka sinqeritet tek partitë politike do ta pranonin dhe ndërkohë mendoj se qytetarët do ta përshëndesin. Flas për uljen e numrit të deputetëve. 120 është numër shumë i madh dhe mund ta kemi me 90 deputet si ai i Sllovenisë dhe model me një njësi zgjedhore. Tani është nga 120 deri 140 dhe këtu duhet intervenuar në Kushtetutë dhe të bëhet 90”, tha Mickoski.

Por Artan Grubi nga BDI, tha se ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe ato të Kushtetutës duhet bërë me konsensus mes partive politike. Nëse hapet Kushtetuta, do të hapen edhe çështje të tjera si përfshirja e komunitetit bullgar dhe heqja e 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, theksoi Grubi.
ARTAN GRUBI, BDI-së

Më gëzon fakti që opozita ka gatishmëri për hapjen e Kushtetutës, me ç’rast që edhe ne gjithsesi kemi tema tjera të cilat duhet të përfshihen në këto ndryshime kushtetuese siç është kontesti me Bullgarinë apo përfshirja e komunitetit bullgar, kroat, malazez dhe heqja së kufizimit 20 % për përdorimin e gjuhës shqipe. Jemi të hapur për ta shqyrtuar atë ide dhe për ta pasuruar edhe me ide tjera shtesë që të rrumbullakojmë të gjitha çështjet e hapura”, deklaroi Grubi.

Lidhja Demokratike e cila vazhdimisht kërkonte ndryshimin e Kodit zgjedhor pajtohet me zvogëlimin e numrit të deputetëve dhe ndryshimet e modelit zgjedhor.

Lidhja Demokratike vlerëson se është hap i mirë që përveç LSDM-së tani edhe VMRO-DPMNE-ja angazhohet për demokratizimin e procesit zgjedhor me një njësi zgjedhore dhe zvogëlimin e numrit të deputetëve”, thanë nga Lidhja Demokratike.

Për çfarëdolloj ndryshim të Kodit zgjedhor, kryetar i LSDM- së, Dimtiar Kovaçevski është deklaruar se janë të gatshme të diskutojnë ndryshimet, por ato nuk duhet të nxitohen dhe duhet të kenë konsensus mes të gjitha partive politike.

You may also like