Mickoski: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe takim të liderëve për t’u dakorduar për rregullat e lojës

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, tha se do të vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, ka disa mënyra për të arritur në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa ata janë duke përpunuar strategjinë, siç tha ai, institucionalisht dhe jashtë institucional.

Mickoski paralajmëroi se do të bëjnë thirrje për përkrahje shoqërore, sepse siç tha ai, ajo që ne e shohim si opinion publik duhet të reflektohet në terren, e nëse nuk reflektohet atëherë kemi gabuar.

“E vlerësoj që një orë më shpejt, nëse janë përgjegjës dhe nëse mendojnë mirë për qytetarët dhe Maqedoninë që të ulemi në një takim të liderëve, të dakordohemi për rregullat e lojës dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski gjatë paraqitjes në emisonin “Samo vistina” në televizionin Kanal 5.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE planifikon protesta në periudhën e ardhshme, Mickoski është përgjigjur pozitivisht, duke theksuar se ajo që është në sondazhe si opinion publik duhet të pasqyrohet në terren.

“Po, po, po planifikojmë. Unë paralajmëroj në emisionin tuaj se do të bëjmë thirrje për përkrahje shoqërore sepse ajo që e shohim në anketa si opinion publik duhet të reflektohet në terren”, tha Mickoski.

Ai theksoi se është mirë që të ketë rifreskime dhe ndryshime aty ku ka rezultate të dobëta, duke theksuar se ato duhet vazhdimisht të përmirësohen.

I pyetur nëse zgjedhja e një kryeministri të përkatësisë shqipëtare 100 ditë para zgjedhjeve do të ishte kontestuese për të dhe nëse do të kontestohej legjitimiteti i atij kryeministri, Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE është kundër propozimit për kryeministër nga BDI.

“Nuk do ta përkrahim një kryeministër që do të jetë propozim i BDI-së”, duke shtuar se nuk janë kundër që të ketë kryeministër shqiptar dhe përkujtoi se si zgjidhje e ka ofruar Afrim Gashin.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse ka zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ata fitojnë, dhe çka nëse BDI është fituese në atë bllok, a do të bëjnë koalicion, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski theksoi se rregulli fitues me fitues është shkelur prej kohësh dhe ai rregull duhet të harrohet.

“Mendoj se duhet të shohim kapacitetet e koalicionimit programatik dhe e dyta të shohim nëse ne mund me të vërtet të punojmë në interes të qytetarëve dhe shtetit dhe jo në interesave partiake”, tha Mickoski.

Ai shtoi se aktualisht janë në koalicion me partitë opozitare shqiptare dhe është i bindur se ato parti do të jenë partneri i ardhshëm i koalicionit në qeverinë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Lexo lajme interesante

You may also like