Mickoski dorëzoi iniciativën për referendum për shfuqizimin e rëndësisë së Marrëveshjes me Bullgarinë

by admin
Spread the love




Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) parashtroi iniciativë për Referendum. Mickoski pret që sot në zyrat rajonale të KSHZ-së të grumbullohen njëqind nënshkrime që ajo të dorëzohet në Kuvend pas festës kombëtare. Ai, siç tha, do të jetë në mesin e nënshkruesve të parë në zyrën rajonale të KSHZ-së, në Karposh, si dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

“Është dorëzuar iniciativa qytetare për Referendum me pyetjen: A jeni për heqjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë? -Shfrytëzoj mundësinë që të ftoj të gjitha partitë politike, të ftoj qytetarët pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, të gjitha organizata joqeveritare dhe të gjithë faktorët e tjerë që të bashkohen dhe të qëndrojnë kundër asaj që është problem kryesor i eurointegrimit tonë e që është marrëveshja që ka nënshkruar Maqedonia me Bullgarinë”, tha mes tjerash Mickoski.


You may also like