Mickoski: Bujar Osmani brengosej se si t’i siguronte pol pozicion Shqipërisë!

by admin
Spread the love

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se pushteti nuk i ka votat për ndryshimet kushtetuese, ndërsa sipas tij pushteti po kërkon nga ndërkombëtarët që t’u bëjnë presion deputetëve të partisë së tij, përcjell TV21. Mickoski thotë se krerët shtetërorë është dashur që dje të japin dorëheqje dhe të përgatisin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Motivi i tyre kur pranuan nuk ishte e ardhmja e Maqedonisë, ardhmëria e qytetarëve, por ishin dy punë. Bujar Osmani përveç karriges së tij politike, brengosej se si t’i sigurojë pol pozitë Shqipërisë, ndërsa Stevo Pendarovski, Dimitar Kovaçevski dhe të tjerët, si të mbesin edhe një ditë më tepër në karriget e tyre politike”, tha mes tjerash Mickoski.

You may also like