Mezani: Jam i kënaqur me pikët, jo me lojën! Fusha na penalizoi në pjesën e dytë

by admin
Spread the love

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka folur për Oversport pas fitores përballë Bylisit.

“Jemi të kënaqur me këtë rezultat. Ishte një pjesë e parë deri diku e mirë, por unë nuk do të kënaqem derisa të shoh skuadrën siç dua unë të luajë. U munduam të shfrytëzojmë rastet në kundërsulm në pjesën e dytë, por nuk arritëm të shënonim.

Jam shumë i kënaqur me skuadrën që gjeta, duhet të vazhdojmë të punojmë për tu përmirësuar. Kudo që shkoj, mendoj që kam lojtarët më të mirë. Duhet të harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë për të radhës që tu afrohemi objektivave. Morëm një trepikësh por nuk jam i kënaqur.

Fusha u rëndua shumë në pjesën e dytë dhe mund të luaje vetëm me topa të gjatë. Të them të drejtën nuk isha përgatitur për këtë lloj loje, sepse nuk më pëlqen. U mbyllëm në mbrojtje, por na shkoi mirë sot. Në ndeshje të tjera kundërshtari nuk të toleron”, ka thënë Mezani. / Oversport.tv

You may also like