Mexhiti: Ja cfarë ka të bëjë slogani “Ai po vjen”?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Ai po vjen” nuk është fushatë për kryeministër shqiptar, por fushatë për paralajmërimin e takimeve të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti me qytetarët në Shkup.

Kështu beson nënkryetari i BDI-së dhe anëtari i “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti, duke theksuar se këto fushata të bëra nga Artan Grubi janë qesharake.

“Më vjen keq që Ahmeti e toleron dhe e lejon Grubin të abuzojë dhe ta shpif me këtë fushatë. Kjo është një fushatë e tipit ‘Nuk mund të ulet me ne’ dhe më u pa jehona e qytetarëve me ne. Edhe kjo fushatë është edhe frika në palcë, sepse e shihni që nuk janë të mirëpritur në Çair, vetëm zyrtarët takohen me njëri-tjetrin, ndërsa qytetarët e Çairit nuk i mirëpresin. Ata duan ta mbushin sallën në çdo mënyrë me presione, shantazhe dhe kërcënime ndaj administratorëve”, deklaroi Mexhiti, përcjell Alsat.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi Grubi dhe mbështetësit e tij postuan një foto me mbishkrimin “Ai po vjen” në atë që u pa gjerësisht si një fushatë për të shpallur kryeministrin e parë shqiptar me një mandat 100-ditor.

You may also like