Mexhiti: Bujar Osmani të mësojë më shumë nga vlerat evropiane (Video)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetari i BDI-së dhe deputeti i kësaj partie, Izet Mexhiti, ka këshilluar bashkëpartiakun e tij, Bujar Osmanin, të mësojë më shumë nga vlerat evropiane që i promovon vazhdimisht, nga pozicioni i ministrit të Jashtëm dhe kryesuesit të OSBE-së, shkruan gazeta LAJM. Mexhiti, porositi Osmanin që të mësohet se në parti duhet zbatuar analiza, debati, llogaridhënia dhe se kërcënimi i bashkëpartiakëve me përjashtim, nuk është vlerë evropiane.

“Bujari tash ka një pozicion, përveç ministër i jashtëm përfaqëson edhe OSBE-në dhe promovon vlera evropiane. Nuk shkon kjo, një ditë të promovosh vlera evropiane që janë demokracia, debati dhe llogaridhënia kurse të nesërmen, të dalësh si zëdhës i BDI-së dhe të kërcënosh dikë për përjashtim apo anarki, nëse anarki është debati, llogaridhënia, analiza, argumentimi, atëherë çka do të del e kundërta e kësaj. Pra, unë mendoj se e kundërta është ajo që po tjetërsohet BDI-ja, ajo që spo e njohim BDI-në, sepse këto karakretirstika kanë qenë të BDI-së në të kaluarën dhe mbyllja e debatit, moskonstituimi i organeve, mosllogaridhënia, mosrapotimi para qytetarëve, pikërisht këto janë anarki, janë vlera të kohës së monizmit. Andaj është mirë që ato vlera evropiane që i promovon duke përfaqësuar OSBE-në t’i mësojë mirë dhe t’i implementojë në BDI. Ndërsa për frymën e BDI-së e njoh pak më shumë se Bujari se më vonë ka ardhur”, tha Izet Mexhiti./Gazeta LAJM







Artikulli paraprakPse shmangia e rënies në Serie B mund të bëhet objektivi i Juventusit këtë sezon?
Artikulli tjetërKovaçevski: Po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së ASH-së në Qeveri




You may also like