Mexhiti: Artan Grubi i mirë vetëm për të humbur vota

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, sot në takimin me qytetarët e Kumanovës tha se në vitin 2020-të e kishin nga larguar nga opinioni bashkëpartiakun e tij Artan Grubin, pasi ky i fundit ishte person i cili i kishte humbur vota Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell SHENJA.

“Mirëpo te ne në vitin 2020-të në kohë korone, në kohë të vështirë shëndetësore, ne dhe ju bashkë kemi luftuar për fitoren e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ne dhe ju bashkë kemi elaboruar programin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Dhe jo rastësisht në vitin 2020-të e kemi larguar nga opinioni pikërisht Artan Grubin. Nuk ishte as kandidat, as në media, as në fushatë, askund sepse piar agjencionet të cilat i masin rejtingjet se ky është më i miri për të humbur vota”, deklaroi Mexhiti. /SHENJA/


You may also like