Mexhiti akuzon: Nuk duan t’i ndalojnë, por ta zhvillojnë biznesin e kazinove

by admin
Spread the love





Izet Mexhiti në Klan Debat bëri thirrje drejt krerëve të BDI-së dhe ministrave të saj që të mos e njollosin partinë me ligjin për lojërat e fatit. Sipas tij, po synohet të zhvillohet biznesi i kazinove dhe bastoreve e jo ndalimi i tyre, përcjell KlanM.

“Nuk është e rastësishme që pas 30 viteve është subjekti i parë shqiptar që pretendon të marrrë drejtorin e në Llotarinë e Maqedoniës dhe Artan grubi ka vendosur që drejtori i parë të jetë Përparim Bajrami dhe Llotarinë e Maqedonisë nuk e ka marrë për ta rregulluar këtë çështje por për ta zhvilluar këtë çështje”, deklaroi Mexhiti.

Ai përmendi se ka tendenca që nga qeveria të themelohet një kazino “online”, ndërsa politika të tilla, sipas tij, nuk i shkojnë për shtati BDI-së./KlanMacedonia







Artikulli paraprakStresi tregon se si do t’i shpenzojë 160 mijë euro të fituara në “Big Brother VIP Kosova”




You may also like