Meteorologët bëjnë parashikimin, ja si do jetë moti nesër dhe në ditët në vijim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore, me alternime mes intervaleve të gjata kohore me diell dhe vranësirave lokale. Do të ketë erëra të ngrohta nga jugperëndimi të cilat në disa rajone mund të jenë paksa të fuqishme, por asgje ekstreme.

Edhe në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vetëm në disa vise të Malit të Zi dhe veriut të Shqipërisë mund të kushtëzojnë ndonjë rigë shiu.

Të enjtën paradite në Kosovë priten intervale kohore me diell, ndërsa pasdite do të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave. Vranësirat pritet të kushtëzojnë edhe reshje shiu. Në mbrëmje do të fillojnë erëra më të ftohta veriore të cilat do të kushtëzojnë edhe reshje bore në shumë pjesë të Kosovës, por nuk priten reshje të mëdha dhe as gjithëpërfshirëse bore.

Në Shqipëri të enjtën priten vranësira dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Vende-vende priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshje shiu priten të enjtën edhe në Mal të Zi, ndërsa në veri të vendit shumë shpejt do të fillojnë reshjet e borës. Pasdite vonë riga shiu priten të enjtën edhe në territoret e Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut. Në viset malore fjolla bore.

Të premtën dhe për fundjavë na pret mot më i ftohtë dhe kryesisht i vranët, herë pas here me reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të kthehen në “normalitet”./MeteoBallkan

You may also like