METEO – Zjarret në pyje jashtë kontrollit në Gjermani dhe Republikën Çeke

by admin
Spread the love

GJERMANI, 26 korrik /ATSH-DPA/- Zjarret në pyje të nxitura nga kushtet ekstreme të motit fituan terren në shtetet e Gjermanisë lindore, Brandenburg dhe Saksoni, si dhe përtej kufirit në Republikën Çeke.

Në Brandenburg, një shtet i madh që rrethon Berlinin, rreth 8,5 kilometra katrorë pyll dhe livadhe, madhësia e pothuajse 1200 fushave të futbollit  ishte mbuluar nga flakët.

Pranë fshatit Rehfeld, në rrethin Elbe-Elster të Brandenburgut, u angazhuan 450 punonjës të emergjencës për të shuar zjarrin e përhapur në një sipërfaqe prej 850 hektarësh. Shpërthimet e erës deri në 60 kilometra në orë kanë ndikuar në përhapjen e flakeve.

Zjarri i Brandenburgut ndodhet afërsisht midis qyteteve Leipzig dhe Cottbus.

Pjesë të zonës janë të kontaminuara me municione të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, të groposura në tokë, duke e bërë situatën më të pasigurt dhe duke e vënë fokusin në përpjekjet ajrore kundër zjarrit.

“Shpërthimet në tokë kanë çuar në zbulimin e zonave të reja të dyshuara për municione që nuk ishin shënuar ende në harta”, tha ministri i Brendshëm i Brandenburgut, Michael Stübgen.

Forcat e emergjencës nuk mund të hyjnë në zona të tilla zjarri dhe mund t’i shuajnë ato vetëm nga ajri. Stübgen supozoi se shuarja e plotë e zjarrit në Elba-Elster do të merrte javë të tëra.

Turbinat me erë janë të vendosura në zonë. Oficeri lokal i Mbrojtjes nga Zjarri i Pyjeve, Philipp Haase tha se të paktën një turbinë kërcënohet nga zjarret.

Zjarri detyroi 300 banorë të tre fshatrave të largohen nga shtëpitë e tyre të hënën.

“Evakuimet e mëtejshme nuk janë të nevojshme për momentin dhe disa banorë madje mund të fillojnë të kthehen ne banesat e tyre”, tha kreu i stafit administrativ në rrethin Elbe-Elster, Dirk Gebhard.

Një tjetër zjarr i madh ka shkaktuar shqetësime në shtetin e afërt të Saksonisë. Parku Kombëtar Sakson i Zvicrës, përtej kufirit në Republikën Çeke, është përfshirë sot nga zjarri dhe mbetet i vështirë për t’u aksesuar.

Zyrtarët çekë thanë se ishin më shumë se 400 zjarrfikës që po luftonin me flakët në një terren të vështirë.

Sipas tyre madhësia e sipërfaqes së zjarrit ishte rreth 30 hektarë dhe në rritje.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like