METEO – Thatësira e paprecedent sjell kufizime të ujit

by admin
Spread the love

VERONA, 4 korrik /ATSH-ANSA/ – Qytetet italiane të Veronës dhe Pizës po kufizojnë përdorimin e ujit, pasi vendi po përballet me thatësirën më të keqe në dekada.

”Në qytetin verior të Veronës, uji i rubinetit mund të përdoret vetëm për qëllime shtëpiake, pastrim dhe higjienë personale”, njoftuan autoritetet lokale.

Mes fashës orare 06:00-21:00 banorët nuk lejohen të ujitin kopshtet, fushat sportive, të lajnë makina ose të mbushin pishinat.

Jashtë këtyre orëve, njerëzve u kërkohet të përmbahen vullnetarisht nga përdorimi i ujit të rubinetit për këto qëllime.

Masat janë lënë në fuqi deri më 31 gusht dhe shkelësit mund të gjobiten me 500 euro./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like