METEO – OBSH: Nevojë dëshpëruese për trajtimin efektiv të ndryshimeve klimatike

by admin
Spread the love

BERLIN, 23 korrik /ATSH-AA/ – Drejtori rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge, duke e përshkruar valën e vazhdueshme të të nxehtit në Evropë si të paprecedentë, të frikshme dhe apokaliptike, ka bërë të ditur se kjo valë e të nxehtit në Portugali dhe Spanjë ka shkaktuar 1 700 viktima.

Kluge tha se situata përsëri tregon “nevojën e dëshpëruar për veprime panevropiane për të trajtuar në mënyrë efektive ndryshimet klimatike, krizën gjithëpërfshirëse të kohës sonë që po kërcënon shëndetin individual dhe vetë ekzistencën e njerëzimit”.

“Që kjo të ndodhë, qeveritë duhet të demonstrojnë vullnet politik dhe lidership të vërtetë në zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, duke e zëvendësuar me bashkëpunim ndarjen dhe retorikën boshe”, tha ai.

Kluge theksoi se zjarret, të njohura për ndikimin e tyre katastrofik në Evropën Jugore, tani po ndodhin deri në veri në Skandinavi, derisa zjarret në Londër kanë shkatërruar 41 shtëpi.

“Ky sezon veror përvëlues mezi ka përfunduar në gjysmë të rrugës. Ndryshimet klimatike nuk janë diçka e re. megjithatë, pasojat po shtohen sezon pas sezoni, vit pas viti, me rezultate katastrofike”, tha Kluge.

Shefi rajonal i OBSH-së shpjegoi se ekspozimi ekstrem i nxehtësisë shpesh përkeqëson kushtet para-ekzistuese shëndetësore.

“Goditja e nxehtësisë dhe forma të tjera serioze të hipertermisë, një temperaturë anormale e lartë e trupit, shkaktojnë vuajtje dhe vdekje të parakohshme. Individët në të secilin skaj të spektrit të jetës, foshnjat dhe fëmijët, si dhe njerëzit e moshuar, janë në rrezik të posaçëm”, tha Kluge./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like