METEO – Një tërmet i fortë godet ishujt grekë të Rodos dhe Kos

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ATHINË, 25 janar /ATSH-DPA/- Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi sot ishujt grekë të Rodos dhe Kos, sipas Institutit Gjeodinamik në Athinë.

“Tërmeti goditi 60 kilometra në jug të Rodosit në një thellësi prej rreth 20 kilometra nën shtratin e detit”, tha instituti.

Zona të tjera të ishujve Dodekanezë, të cilët shtrihen përgjatë Detit Egje juglindor, gjithashtu ndjenë lëkundjet, ashtu si edhe Turqia jugperëndimore.

“Mbrojtja civile lokale dhe brigadat e zjarrit fillimisht nuk kishin raporte për viktima apo dëme serioze”, tha transmetuesi shtetëror grek ERT.

Rodosi dhe ishujt përreth shtrihen në veri të një çarjeje të thellë tektonike ku takohen pllakat afrikane dhe euroaziatike.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakGoditën për shkak të detyrës gazetarin, në kërkim autorët
Artikulli tjetërAKU bllokon 420 kg produkte të paetiketuara në Tiranë

You may also like