Meta takim me ambasadorin e Republikës Çeke: Forcojmë marrëdhëniet mes vendeve, jemi të vendosur për integrimin në BE

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Republikës Çeke në Tiranë, z. Karel Urban.

Meta shkroi se gjatë takimit është konfirmuar vullneti i forcës politike që ai drejton për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa vuri theksin te bashkëpunimin në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në BE.

Po ashtu Meta deklaroi se gjatë takimit ka shprehur vendosmërinë për të ndërmarrë çdo hap që përshpejton procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes reformave, me prioritet forcimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Republikës Çeke në Tiranë, z. Karel Urban.
Konfirmova vullnetin e Partisë së Lirisë për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe në veçanti për të forcuar bashkëpunimin në procesin e integrimit dhe anëtarësimit në BE të Shqipërisë.

Mirëprita gatishmërinë e Çekisë, si vend që ka edhe Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian, për procesin shumë të rëndësishëm teknik të negociatave për anëtarësim.

Shpreha gjithashtu vendosmërinë për të ndërmarrë çdo hap që përshpejton procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes reformave të qëndrueshme dhe të besueshme, me prioritet kryesor forcimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.“-shprehet Meta.

You may also like