Meta: Liri Berisha non grata, e papranueshme! Të ishte Monika nuk do isha mërzitur

by admin
Spread the love

Presidenti Meta ka komentuar sërish vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të ish-Kryeministrit Berisha dhe familjes së tij.

Gjatë një interviste në News 24, Meta u ndal edhe tek bashkëshortja e Berishës, zonja Liri, ndërsa tha se që ajo të shpallej non grata është e papranueshme.

“Nuk do te isha merzitur fare nese SHBA dhe BE do te shpallnin “Non Grata” Monika Kryemadhin pse dogji mandatet. Por të shpallesh “Non Grata” nje grua te shkelqyer, te nderuar dhe qe nuk ka lidhje me politiken, por vetem ne sherbim te fëmijëve në nevojë, si Liri Berisha, është tërësisht e papranueshme”, tha Meta.

Presidenti ka komentuar edhe kreun e PD Lulzim Basha, ndërsa e cilësoi si një politikan që ëndërron për të marr një vizë. “Unë jam munduar që ta kthej Lulzim Bashën në një njeri normal, sepse lider ai nuk mund të bëhet kurrë. Është një njeri që gënjen për orën por që gënjen dhe në gjumë. Është një politikan që ëndërron për të marr një vizë”, tha Meta.

You may also like