Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim Basha jep paralajmërimin e fortë

by admin
Spread the love

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pasi presidenti Meta caktoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Kryedemokrati u shpreh se PD nuk do t’i iki asnjë beteje përfshirë edhe zgjedhjet vendore.

Reagimi  i Bashës:

“E para punës Partia Demokratike nuk do ti ikë asnjë beteje, asgjë beteje përfshirë dhe zgjedhjet vendore, e dyta faktori politik është një përcaktim i cili duhet të ndryshojë në këtë kulturë të re politike që po Partia Demokratike po prezanton në Shqipëri. Kjo që po ndodh nuk është thjesht një përplasje midis mendimeve krejtësisht të ndryshme për pluralizmin dhe demokracinë, është një ndryshim do të thoja kulturor i cili po ndodh për herë të dytën, para 31 vjetësh na çoi nga monizmi në pluralizëm por jo tamam në demokraci dhe tani synon që Shqipërinë ta kthej në një vend normal Europian demokratik dhe në një vend normal Europian demokratik faktori më i rëndësishme politik është opinioni publik, janë qytetarët, qytetarët duan ndryshimin dhe Partia Demokratike po bën e do bëjë gjithçka që ti ofrojë këtë ndryshim shqiptarëve dhe që shqiptarët besojnë që ky ndryshim mund të vijë vetëm përmes një bashkëpunim dhe përmes një aleance me Partinë Demokratike, me tërësinë e saj, vizionin tonë, planin tonë, programet tona, ekipin tonë”, tha Basha.

You may also like