Mësuesja ndihmëse arrestohet për marrëdhënie me nxënësin dy javë pas nisjes së punës në shkollë (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një mësuese ndihmëse 22-vjeçare në Oklahoma, SHBA, është arrestuar për marrëdhënie seksuale me një nxënës vetëm dy javë pasi kishte nisur punën, shkruanin sot raportimet vendase.

Ashley Waffle, mësuese e përkohshme në shkollën Granite Public Schools, nisi punësimin e saj më 10 tetor, dhe kishte nisur të këmbente mesazhe me një 16-vjeçar më 25 tetor, shkruan rrjeti vendas KSWO.

Stafi i shkollës kishin lajmëruar policinë për disa takime të nxënësit me Waffle dhe zhurmat për lidhjen e papërshtatshme mes tyre po përhapeshin shpejt në qytezën me rreth 2,000 banorë.

Dokumentet thonë se Waffle ishte takuar dy herë me adoleshentin në apartamentin e saj rreth datës 9 nëntor.

Waffle u pezullua nga puna më 10 nëntor dhe u akuzua për përdhunim të gradës së dytë, që mund ta dërgojnë në burg për deri më 15 vjet.

E reja është dërguar në paraburgim dhe prindërit e saj po bashkëpunojnë me autoritetet teksa hetimet vazhdojnë.


Top Channel

You may also like