Messi qetëson tifozët: Jam mirë fizikisht, nuk kam asnjë problem

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një foto e kaviljes së dëmtuar të Lionel Messit ka bërë bujë në të gjitha mediat duke krijuar idenë se “Pleshti” nuk është i gatshëm për Argjentinën. Megjithatë, ka qenë vetë ylli argjentinas që qetëson tifozët për situatën e tij në konferecën për shtyp.

“Jam mirë fizikisht, kam punuar në mënyrë të distancuar nga grupi sepse kam marrë një goditje, por asgjë nuk është serioze. Është thjesht një fryrje në këmbë. Besoj se do të jem në gjendje të mirë, nuk kam asnjë problem”, u shpreh Messi.

“Pleshti” zbuloi gjithashtu se do të luftojë deri në fund për të fituar titullin si kampion bote pasi është ëndrra e tij më e madhe. Botërori është i vetmi titull që i mungon Lionel Messit pasi ka fituar gjithçka tjetër në nivel klubesh dhe ndërkombëtar. /oversport.tv

You may also like