Messi pas klasikes:“ Jam mirë, edhe pse jo në aspektin fizik”

by admin
Spread the love

Gjendja fizike e Lionel Messit dhe largimi i tij nga klubi për në grumbullimin e kombëtares Argjentinase ka bërë jo pak zhurmë dhe i ka mërzitur jo pak drejtuesit e klubit francez.

Argjentinasi, edhe pse u konsiderua se ishte në hije në përballjen me Brazilin, është shprehur relativisht i kënaqur pas ndeshjes.

“Ne mund të fitonim, ishim të bindur që në fillim dhe u përpoqëm të luanim, por disa herë nuk mundëm”,- ka thënë fillimisht Messi.

“Por e rëndësishme është që as ne nuk humbëm, përkundrazi ne vazhdojmë të rritemi”.

“Unë nuk kam luajtur për një kohë të gjatë. Ishte një ndeshje shumë intensive dhe më duhet të gjej ritmin tim. Jam mirë, edhe pse jo në aspektin fizik”.

“Kam qëndruar në vend për një kohë të gjatë dhe nuk është e lehtë të luash në ritëm të plotë në një ndeshje që kërkon kaq shumë impenjim”.

“Fatmirësisht jam mirë, shpresoj ta mbyll vitin mirë tani”,- përfundoi ylli argjentinas.

You may also like