Messi nis në mënyrën më të mirë Botërorin, goli ndaj Arabisë e fut në histori

by admin
Spread the love

Leo Messi ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë golin që ka zhbllokuar sfidën mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite.

Ylli argjentinas shënon golin e tij të shtatë në një Kupë Bote dhe arrin të gjejë rrugën e rrjetës në 4 Botërorë, pasi më parë kishte shënuar edhe në vitet 2006, 2014 dhe 2018.

Messi bëhet argjentinasi I parë që shënon në katër Botërorë dhe barazon në këtë statistikë Klose, Pele, Seeler dhe Cristiano Ronaldo. /Oversport.tv

You may also like