Messi më i madhi i historisë së futbollit, fiton Topin e 7-të të Artë në karrierë!

by admin
Spread the love

Lionel Messi fiton sërish Topin e Artë, për herë të 7-të në karrierë duke u bërë kështu edhe një nga të mëdhenjtë e historisë së futbollit.

Me një diferencë fare të ngushtë pikësh, ylli argjentinas mposhti konkurencën e Robert Lewandowskit duke e thelluar në 2 trofe avantazhin ndaj rivalit të tij të madh Cristiano Ronaldo përsa i përket Topit të Artë. E besoni apo jo edhe në vitin që fitoi vetëm Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe Copa American me Argjentinën, Messit iu dha sërish Topi i Artë edhe pse Lewandowski që u rendit i dyti ka bërë një sezon më të mirë, ndërkohë që Jorginho që edhe pse fitoi Championsin me Chelsea-n dhe kampionatin europian me Italinë u mjaftua vetëm me vendin e 3-të, shkruan Shqip.

Shumë i lumtur Messi për fitoi e këtij çmimi për herë të 7-të në karrierë duke falenderuar shokët e skuadrës sidomos te Argjentina por edhe te Barcelona, ndërsa theksoi se Topin e Artë këtë vit e meritonte më shumë Robert Lewandowski kjo edhe për faktin se ky trofe nuk u dha në 2020-ën. Vetëm vendi i 10-të për Donnarumman ndërkohë që Mbappe u rendit i 9-ti, De Bruyne i 8-ti dhe Salah i 7-ti, për të vijuar me Cristiano Ronaldon në vendin e 6-të dhe dy Kante e Benzema në vendet 5 dhe 4.

Një nga dy prezantuesit e cermonisë gala të Topit të Artë që u mbajt në Paris ishte ish-sulmuesi i Chelsea-t dhe Olympique Marseille, Didier Drogba ndërkohë që më të veçantë e bëri edhe fakti që në mënyrë surprizuese dy trofetë ai i Topit të Artë për meshkuj për vitin 2021 dhe Topit të Artë për femra u dërguan në skenë nga dy pilotët e skuadrës franceze të Formula 1 Alpine, 2-herë kampioni i botës Fernando Alonso dhe Estaban Ocon të cilët morën si dhuratë nga Drogba nga një fanellë të skuadrave të tyre kombëtares Spanjës dhe Francës me firmat e Pedrit dhe Mbappe.

Gjatë mbrëmjes u bë një homazh edhe për dy legjenda të futbollit që kanë humbur jetën gjatë 12 muajve të fundit, Diego Armando Maradona dhe Gerd Muller. Ndërkohë që Simon Kjaer u nderua për atë që bëri në momentin që Christian Eriksen, pësoi atak karidak në fushë në sfidën e Euro 2020, Danimarkë-Finlandë ku u soll si një kapiten i vërtetë. Nderime edhe për Chelsea-n që për atë çfarë arriti në futbollin e meshkujve dhe të femrave u shpall klubi më i mirë për vitin 2021.


Top Channel

You may also like