“Messi? Barça nuk është si PSG, që hap rubinetin dhe nxjerr miliona”

by admin
Spread the love

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka komentuar mundësinë e rikthimit të Lionel Messit te Barcelona.

Në një prononcim për RMC Sport, Tebas deklaroi: “E shoh të komplikuar rikthimin e Messit te Barça.

Ka akoma kohë, por katalanasit duhet të shesin dhe të ulin nivelin e pagave të lojtarëve. Mos të harrojmë që mungon edhe një informacion i rëndësishëm: paga e Messit. Barcelona nuk është si PSG-ja, që hap rubinetin dhe nxjerr para për të paguar pagat e lojtarëve. Katalanasit e kanë të nevojshme të ulin kufirin e pagave. Vetëm kështu mund të firmosin me lojtarë të rinj.

Është njësoj si metroja: njerëzit duhet të dalin jashtë për të lejuar futjen e personave të tjerë”, theksoi Tebas.


Top Channel

You may also like