Messi arrin 102 gola me Argjentinën – Shqip

by admin
Spread the love

Kapiteni realizoi 3 herë në miqësoren e fundit

Lionel Messi kaloi 100 golat me Argjentinën. Në miqësoren me modestët e Kuraçao e fituar me rezultatin 7 – 0 Messi realizoi tre herë.

Kapiteni i argjentinasve shkoi në kuotën 102 me kombëtaren amerikano-jugore. Më mirë se Lionel Messi janë Cristiano Ronaldo me 122 gola dhe iraniani Ali Daei me 109.

Ky i fundit duket një objektiv më i arritshëm, pasi portugezi është më larg. Në miqësoren e zhvilluar para 43 mijë spektatorëve në stadiumin e qytetit Santiago del Estero u festua edhe suksesi në në Kupën e Botës 2022. Një mënyrë kjo për të çuar kudo trofeun që Argjentina e mori pas 36 vitesh pritje.

Tv Klan

You may also like