Mësohet koha e nisjes së takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit, në Ohër

by admin
Spread the love





Kryeministri Albin Kurti dhe president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën do të zhvillojnë takim, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku me shumë gjasë pritet që të nënshkruhet nga të dy palët, plani evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, me ndërmjetësues kryediplomatin evropian, Josep Borrell, do të nisë në orën 10:00.

Plani, i cili përfshin zbatimin në plotëni të marrëveshjeve paraprake, është pranuar gojarisht nga kryeministri Albin Kurti, i cili në takimin e fundit në Bruksel, tha se ishte i gatshëm ta nënshkruante, por se të njëjtën gatishmëri nuk e kishte presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. /Klankosova.tv







Artikulli paraprak‘Do të ikim të gjithë në Gjermani’/ Punëtorët shëndetësor tri muaj pa rroga dhe kontrata pune




You may also like