Mësohen gjashtë ekipet e sigurta për fazën e “play off” në Euroligë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Java e 32-të në Euroligën e basketbollit për meshkuj solli katër fitore për ekipet vendase dhe pesë për ato mysafire që do të thotë se ekipet favorite nuk lejuan që të befasohen.

Reali i Madridit me fitoren kundër Crvenna Zvezdës ka regjistruar fitoren e 26 sezonale dhe ka të blinduar pozitën e pare. Pesë ekipet tjera që kanë siguruar fazën e “play off” janë Panathinaikos, Monaco e Barcelona me nga 21 fitore. Këtyre gjashtë skuadrave që tanimë kanë siguruar play off-in mund t’iu bashkëngjiten edhe Maccabi Tel Aviv, Virtus Bolonja, Baskonia Gasteiz e Anadolu Efes.

Rezultatet komplet të raundit 32-të

Maccabi Tel Aviv – Valencia Basket, 95-80

Zalgiris Kaunas – Armani Milano, 87-73

Bayern Mynich – Barcelona, 79-87

Partizani Baograd – Olympiacos, 69-74

Baskonia Gasteiz – Anadolu Efes, 76-97

Villeurbanne – Monaco, 77-87

Fenerbahce – Alba Berlin, 103-68

Real Madrid – Crvena Zvezda, 101-94

Virtus Bolonja – Panathinaikos, 79-81 /tvklan.mk/

You may also like