Mësohen ekipet gjysmëfinaliste të Botërorit 2023 – Shqip

by admin
Spread the love

Takohen Franca – Suedia dhe Spanja – Danimarka

Në gjysmë finale të edicionit 28-të Kampionatit botërorë i hendbollit për meshkuj që mbahet  në Suedi dhe Poloni  do të përballen Franca – Suedia dhe Spanja – Danimarka. Ndeshjet  gjysmëfinale do të zhvillohen më 27 janar (e premte). Në ndeshjet e çerekfinaleve që u zhvilluan të mërkurën u shënuan këto rezultate: Suedia – Egjipti26:22,  Franca – Gjermania 35:28 , Danimarka – Hungaria 40-23  dhe Norvegjia – Spanja  34-35.

Është  interesant të përmendet  se është hera e parë që nga viti 1964 që gjysmëfinaliste të Kupës së Botës janë të njëjtat, skuadra, pra Danimarka, Spanja, Suedia dhe Franca.

Gjithashtu, kjo është hera e parë në histori që në dy Botërorë radhazi, çiftet gjysmëfinale do të jenë të njëjta.

Fakti që është kompeticioni i tretë radhazi ku çiftet gjysmëfinale janë të njëjta është gjithashtu magjepsës, pasi të njëjtat dyshe u takuan vitin e kaluar në Kampionatin Evropian.

 

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like