Mësohen dyshet në “final four” të Ligës Unike – Shqip

by admin
Spread the love

Është mbyllur sezoni i rregullt i Ligës Unike në basketboll për femra, teksa me ndeshjet e javës së 10-të janë përcaktuar edhe 4 skuadrat që shkojnë në “final four”. Ekipet kosovare të Bashkimi e Prishtina si dhe ato shqiptare të Flamurtari e Partizani avancojnë më tej në këtë turne (janë eliminura Tirana e Penza).

Në ndeshjet e javës së 10-të, Flamurtari u mund 73-68 në fushën e tij nga Partizani, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Kryeqytetaset e nisën më mirë ndeshjen, duke u shkëputur që në periodën e parë dhe e ruajtën avantazhin deri në fund. Një fitore e rëndësishme për Partizanin, që avancoi në gjysmëfinale.
Në Kosovë, skuadra e Bashkimit fitoi 83-68 ndaj Tiranës, duke eliminuar bardheblutë nga ky turne. Fitore që i dha kreun e renditjes skuadrës së Bashkimit, duke zbritur vlonjatet në vendin e dytë. Ndeshjet e “final four” do të luhen më datat 15-16 mars në qytetin e Vlorës.

Java e 10-të
Penza – Prishtina, 65-88
Bashkimi – Tirana, 93-68
Flamurtari – Partizani, 68-73

Renditja: Bashkimi 17 pikë (7/3), Flamurtari 17 pikë (7/3), Prishtina 16 pikë (6/4), Partizani 15 pikë (5/5), Tirana 13 pikë (3/7), Penza 12 pikë (2/8).

Gjysmëfinale-Play off
Bashkimi – Partizani, 15/03
Flamurtari – Prishtina, 15/03

/KlanMacedonia/

You may also like