Mësohen 10 Kombëtaret që do të shkojnë në play-off nga Afrika

by admin
Spread the love

Afrika ka mbyllur sot ndeshjet e kualifikueseve të fazës së dytë të grupeve për Botërorin 2022 dhe nuk kanë munguar surprizat në përcaktimin e 10 skuadrave të cilat shkojnë në play-off për 5 vendet në aktivitetin e vitit të ardhshëm.

Jashtë garës ka mbetur sot edhe një emër shumë i njohur në futbollin ndërkombëtar në dekadat e fundit, Bregu i Fildishtë.

Ai është mundur 1-0 në fushën e Kamerunit sot dhe është kapërcyer pikërisht nga ky i fundit në renditje, duke humbur mundësinë për të vazhduar më tej garën.

Ndërkohë, Algjeria siguroi mes drithërimash vendin në play-off, pasi u nda në barazim 2-2 me Burkina Fason duke rrezikuar në fund të pësonte gol e kalohej në renditje.

Këto janë 10 skuadrat e kualifikuara në play-off për zonën e Afrikës: Algjeria, Kameruni, RD Kongo, Egjipti, Gana, Mali, Maroku, Nigeria, Senegali dhe Tunizia

Skuadrat do të ndahen në 5 çifte në ndeshjet play-off të marsit, të cilat luhen me sistem vajtje-ardhje dhe fitueset e atyre sfidave do të shkojnë në Katar 2022.

You may also like