Mesfushori i Milanit refuzon të hyjë si zëvendësues ndaj Sasuolos, ja si u justifikua ai para trajnerit Stefano Pioli

by admin
Spread the love

Përfaqësuesi i Bosnjë-Hercegovinës, Rade Kruniç (30 vjeç) ka shkaktuar konfuzion në skuadrën e Milanit.  Mesfushori boshnjak qëndroi në stol për ndeshjen e gjashtë radhazi për Milanin, i cili mposhti në shtëpi Sasuolon me rezultat 1-0 në xhiron e 18-të të Serisë A. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, thirri emrin e Kruniçit në minutën e 60-të.

Ai e thirri kur po bënte nxehjen dhe e udhëzoi të futej në lojë, por Kruniç nuk pranoi. Mediat italiane pretendojnë se Kruniç ka refuzuar të hyjë në lojë, duke shtuar se përfaqësuesi i Bosnje-Hercegovinës i ka thënë trajnerit se ndjente dhimbje shpine.

“Trajneri i kuqezinjve e ngriti Kruniç për të bërë nxehjen. Më pas e thirri  që të përgatitej për të hyrë në fushë, por lojtari me duar tregoi se kishte problem me shpinën dhe se nuk mund të hynte në lojë”, shkruan DAZN italian.

“Tuttosport” shkruan se Kruniç e ka mendjen që të transferohet në Stamboll, ku më saktësisht është  Fenerbahçe ajo që interesohet për mesfushorin e Milanit.   “Është e panevojshme të nënvizohet fakti se mendimet e boshnjakut janë diku tjetër. Fenerbahçe e ka ndjekur prej muajsh”, shpjegon “Tuttosport”.

Rade Kruniç ishte një lojtar i rëndësishëm për Milanin vitin e kaluar, me 34 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka luajti në 14 ndeshje për kuqezinjtë këtë sezon. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij në treg është 8.5 milionë euro. Ai erdhi në Milano në vitin 2019 nga Empoli për pak më shumë se tetë milionë euro dhe ka luajtur 139 ndeshje për klubin kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like