Mesfushori i Liverpool “injoron” City-n: E shëmtuar si luajnë, më mirë shoh filma për fëmijë

by admin
Spread the love

Titulli i Premier League në këtë sezon do të luhet deri në minutat e fundit të kampionatit teksa Manchester City udhëheq me vetëm një pikë më shumë se Liverpool. Të kuqtë bënë detyrën në mbrëmjen e së martës ndaj Southampton teksa tashmë do të shpresojnë që Stiven Gerrard në rolin e trajnerit të Aston Villa-s të ndalë The Citizens.

“Për titullin është e vështirë pasi City duket si një skuadër që nuk humbet kurrë pikë. Janë një ekip fantastik, por unë nuk i ndjek ndeshjet e tyre. E di që ndonjë prej djemve të skuadrës i sheh, por mua nuk më pëlqen mënyra si luajnë, nuk është një futboll i bukur për t’u parë në televizion. Preferoj të shoh ndonjë film për fëmijë apo diçka tjetër më argëtuese”, u shpreh kapiteni i Liverpool./Shqip


Top Channel

You may also like